Mbrëmje humanitare për Bekim Lumin

06.03.18

Nesër (07.03.2018) prej orës 21:00, në “Hamam Bar” në Prishtinë, do të mbahet një mbrëmje humanitare, artistike për të mbledhur fonde për regjisorin e mirënjohur dhe profesorin e Fakultetit të Arteve, Bekim Lumin.

Artistët të cilët do të performojnë live në këtë mbrëmje janë: Edona Reshitaj, Visar Kuçi dhe Art Lokaj ndërsa në stand-up komedi do të interpretojnë aktorët, Fatmir Spahiu- Bufi, Dardan Islami, Ernest Zymberi, Kushtrim Qerimi, etj.

Kujtojmë se regjisori i njohur Lumi që prej dy vitesh është duke u përballur me sëmundjen e kancerit.

Me këtë rast, artisët po mundohen që financiarisht të mbështesin kolegun e tyre, duke organizuar fushata të ndryshme humanitare për të mbledhur fonde për shërimin e regjisorit.