Fillon java e muzikës ‘Jazz’ në Prishtinë

05.03.18

Sot (05.03.18) në Prishtinë fillon edicioni i parë i festivalit ‘Prishtina Winter Jazz Week’, i organizuar nga muzikanti i këtij zhanri muzikor, Nesim Maxhuni.  

‘Prishtina Jazz Week’, parasheh tre netë të muzikës Jazz, përfshirë këtu sjelljen e dy bendeve të mëdha nga SHBA-të dhe Britania e Madhe si dhe pjesëmarrjen e organizatorit, Nesim Maxhuni.

‘Prishtina Jazz Week’ do të mbahet në amfiteatrin e shkollës amerikane në Prishtinë (ASK), në qendër të qytetit, nga sot deri më datën 7 mars 2018.

Më poshtë lajmit mund të njiheni me programin e ‘Prishtina Winter Jazz Week’:

Më 5 Mars:

Jure Pukl ‘Doubtless’ feat. Philip Dizack

Jure Pukl - Saksofon (SL/US)

Philip Dizack – borinë (US)

Joe Sanders - bass (US)

Gregory Hutchinson - bateri (US)

Më 6 Mars:

Joe Sanders ‘Infinity’

Joe Sanders - bass/kompozicione/koncept (US)

Philip Dizack - borinë (US)

Jure Pukl - saksofon (SL/US)

Marko Črnčec - piano (SL/US)

Gregory Hutchinson - bateri (US)

Special guest: Emilia Martensson - vokaliste (UK)

Më 7 Mars:

Nesim Maxhuni “Homecoming”

Nesim Maxhuni – bateri/koncept (KS)

Jure Pukl – saksofon (SL/US)

Marko Črnčec – piano (SL/US)

Armend Xhaferi – kitare (KS)

Kiril Tufekcievski – bass (MK)

Special guest: Ilir Bajri – piano (KS)

Special guest: Visar Kuçi – kitare (KS)