“Long as I Live” e rikthen Toni Braxton në muzikë

02.03.18

Pas një kohë të gjatë pauze në muzikë, këngëtarja e famshme botërore, Toni Braxton duket që po i rikthehet karrierës. Ajo ka zgjedhur emisionin “Loose Women” të ITV1 për ta promovuar këngën e re me titull “Long As I Live”.

E rikthimi i saj në këtë emission vjen pas dy dekadash, kur e kishte promovuar hitin e paharrueshëm, “Unbreak My Heart”, me të cilën këngë kryesoi top-listat në shumë vende të botës.

Tanimë 50-vjeçarja Braxton, është shprehur e gatshme që ta ringjallë karrierën e saj me publikimin e albumit të nëntë me radhë që pritet të lansohet gjatë këtij viti.

 

...