Përurohet ‘Qendra e Gruas për Përkrahje dhe Zhvillim’

02.03.18

Në komunën e Novobërdës u hap ’Qendra e Grave për Përkrahje dhe Zhvillim’. Qëllimet kryesore të kësaj organizate janë përmirësimi i cilësisë së jetës së grave nga kjo komunë, ngritja e vetëdijes, ofrimi i mbështetjes për gratë në ushtrimin e të drejtave të tyre dhe forcimi i zhvillimit ekonomik. Komandanti i SHBA, David Mason Junior, në një intervistë për Radio KFOR-in konfirmoi se rindërtimi dhe modifikimi i objekteve, si dhe të gjitha përgatitjet për hapjen e kësaj qendre kanë përfunduar brenda afatit të caktuar.

 

Hapja e kësaj qendre u mbështet nga organizata ‘SAMS’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qendër në Kosovë, në bashkëpunim me kontigjentin italian të KFOR-it në Kosovë, i cili dhuron fonde në forma të ndryshme, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në përmirësimin e kushteve për qëndrimin e grave në këtë qendër.

Përfaqësuesit e kontingjentit amerikan të KFOR-it dhe të individëve si dhe institucioneve të tjera meritore, gjatë ceremonisë së hapjes ceremoniale të Qendrës sot në Novobërdë, u shprehën të kënaqur më këtë arritje.

Sadvere Vllasaliu zyrtare për barazi gjinore në komunën e Novobërdës për Radio KFOR-in tha se kjo qendër do të jetë në shërbim të të gjithë atyre që kanë nevojë:

“Këtë objekt e ka dhuruar komuna e Novoberdës dhe kjo qendër do të jetë e hapur për të gjitha gratë pa dallime të fees, gjinisë apo kombit dhe i ftoj të gjitha gratë e të gjitha komunave të jenë sa më të bashkuara dhe ta përkrahin njëra-tjetrën” theksoi Vllasaliu.

Në ceremoni morën pjesë ushtarë të KFOR-it në Kosovë, përfaqësues të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe përfaqësues të komunës së Novobërdës.