E ardhmja që duam

02.03.18

Prej 8 deri më 11 mars 2018 mbi 2,000 studentë/delegatë nga e gjithë bota do të mblidhen në New York në konferencën botërore të studentëve në simulimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që këtë vit mbahet nën titullin “E ardhmja që duam” (Future We Want). 
Kolegji AAB është institucioni i vetëm jo publik në regjion i cili do të përfaqësohet në këtë ngjarje. Ekipi i studentëve i përbërë nga Azra Desic, Doruntina Alshiqi, Senad Durguti e Saranda Tafa do të debatojnë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Këshillin Ekonomik dhe Social dhe komitetet e tjera zyrtare ku do të kenë mundësinë të përjetojnë përvojën e diplomatëve. 

Modeli OKB është një përvojë e pabesueshme arsimore që ndihmon në trajnimin e liderëve të ardhshëm botërorë dhe prezantimin e studentëve në disa prej çështjeve më të ngutshme në botë.