Rita Ora rrëmben çmimin “Best Pop” në “The Global Awards”

02.03.18

Pas magjisë që përjetoi dhe përçoi tek fansat e shumtë me rastin e mbajtjes së koncertit të saj në Prishtinë, këngëtarja e njohur Rita Ora, menjeherë vazhdoi sukseset me të njëjtin ritëm, përmes performancës fantastike që realizoi në “Brit Awards”, për ta përforcuar edhe më shumë me çmimin ndërkombëtar që iu nda mbrëmë, në ceremoninë “The Global Awards të mbajtur në Londër.

 

Këngëtarja, në këtë ngjarje të rëndësishme fitoi çmimin “Best pop”, përmes së cilit vlerësohet puna, këngët dhe karriera e saj shumë e suksesshme. Gjatë kësaj ngjarjeje, 27-vjeçarja ndezi skenën me hitet e saja botërore “Anywhere”, “Your song” dhe “For You”.

Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do të jenë pjesë e albumit të ri. Në vijim, ju sjellim një pjesë nga performanca e Rita Ores dhe Liam Payne, ne ceremoninë e The Global Awards”.https://twitter.com/_/status/969318299459833858