Albert Stanaj në duet me DJ e njohur botëror Afrojack - AUDIO

01.03.18

Krahas artistëve të shumtë që tashmë kanë bërë emër në Industrinë e muzikës botërore, aty bën pjesë edhe artisti i talentuar Albert Stanaj, i cili përmes vokalit potencial e të veçantë, po depërton gjithnjë e më shumë në tregun e muzikës më të dëgjuar botërore.

Pas sukseseve të njëpasnjëshme më këngë të shndërruara në hite botërore, Stanaj së fundmi ka realizuar edhe një bashkëpunim me DJ dhe producentin e njohur holandez, Afrojack , përmes projektit të tyre të përbashkët muzikor të cilin e kan emërtuar “Bed of Roses”.
Stanaj, i cili jeton në New York, nisi të bëhej i famshëm falë përpunimit “cover-ave” të këngëve të famshme që i ka kënduar, zëri i të cilit tërhoqi vëmendjen e artistëve me famë botërore si Drake, Chris Brown, Jay Z, etj.
Tashmë fonetka e Radio KFOR-it, posedon këngën “Bed Of Roses”, të cilën mund ta dëgjoni më poshtë lajmit: