Dua Lipa patenton emrin e saj

01.03.18

Tashmë artistja më e mirë britanike, Dua Lipa, ka bërë kërkesë në zyrën për Pronësi Intelektuale, që ta përdorë emrin e saj për shitje të produkteve të ndryshme ose të patentoj emrin e saj.

Sipas burimeve të tabloidid të njohur amerikan ”The Sun”, Dua tani është duke shikuar mundësinë që të përfitoj nga suksesi i saj dhe të zgjeroj burimet e të ardhurave financiare.

“Meqenëse figura e Dua Lipës tashmë është inspirim për shumë të reja nga e gjithë bota, lansimi i linjave të veshmbathjeve, parfumeve apo grimit, do ti krijonin asaj pasuri , prandaj edhe janë bërë hapat e parë në këtë aspekt”, ka shtuar më tej burimi në fjalë.

Dokumentet që ka dorëzuar për patentimin e emrit të saj paralajmërojnë gjithashtu se Lipa, përmes emrit do të promovoj muzikën e saj me inçizime digjitale.