Driton Hajredini me ekspozitën e 5-të personale

28.02.18

Për adhuruesit e pikturës në Galerinë "Monet Art and Books”, në Prishtinë më datën 5 mars, në ora 19:00, do të hapet ekspozita e re personale me titull “Should i stay or should i go”, e piktorit kosovar me renome ndërkombëtare, Driton Hajredini.
Kjo ekspozitë është vazhdimësi e ciklit të ekspozitës së njohur “Beautiful Travellers”, e cila është prezantuar në shumë shtete të botës.

Në serinë e tij të njohur të valixheve, të cilën Driton Hajredini e kishte filluar para se t`i kushtohej artit konceptual, lë anash humorin metanarrativ dhe i kthehet konceptit në të cilin ai paraqitet me pikturim klasik realist.

Artisti Hajredini, bënë pjesë në koleksionin e kuratorit të njohur gjerman, Rene Block dhe 6 piktura të tij i ka në koleksion edhe koleksionisti i njohur amerikan, Daryll Roth.

Ekspozita “Should i stay or should i go”, do të qëndroj e hapur deri më datën 18 mars 2018.