Renée Karameti një Anna Wintour e ardhshme

28.02.18

Stilistja e re shqiptare, Renée Karameti, e cila që në moshën 14 vjeçare jeton dhe vepron në Paris të Francës, tashmë është bërë emër i njohur në industrinë e modës.

Ajo, krijon imazhe për editoriale revistash të njohura franceze, drejton foto sesione nga pikëpamja artistike, përmes bashkëpunimeve me ekipet më të njohura të fotografëve, grimerëve dhe modeleve të njohura, që punojnë me revista prestigjioze, si Vogue Italia, L’Officiel, Madame Figaro dhe me marka si Armani, Maison Margiela, Pandora, Italia Independent, dhe me agjensi si ‘’MP management’’, ‘’Mademoiselle’’, etj.
Renée punon me fotografë nga Parisi por edhe nga New York-u, Londra, Kina dhe Indonezia. Ndër markat me të cilat Renée bashkëpunon janë : Carlo Maria Pelagallo  (E preferuara e Alicia Keys), Enami nga Vogue, Lisca, Maco Calderon, Louboutin, Anna Annomalia dhe shumë të tjera.
Ndërkaq së shpejti ajo do të ketë një bashkëpunim me markën Paule Ka dhe me stilistin e mirënjohur Amerikan, Dominic Louis.
Stilistja shqiptare ka ambicje që një ditë të arrij famën e gruas më të fuqishme në media, sikurse Anna Wintour dhe të bëhet redaktore e revistës amerikane ‘’ Vogue’’.

Artistja vazhdon të ketë oferta të shumta nga markat më të njohura franceze dhe internacionale.
Ajo përbën ndryshimin në këtë industri, meqenëse motoja e saj e punës, është që gjithnjë të sjellë ide të reja, që nuk janë prezantuar më parë.

Megjithë famën që tashmë e gëzon në Francë e Amerikë, ajo është e hapur për bashkëpunime edhe me disenjatorë, revista dhe artistë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët janë kreativ dhe mendjehapur.
Karameti pritet që së shpejti të jetë e pranishme në Paris Fashion Week.

Në  linkun e më poshtëm mund të vizitoni faqen zyrtare të artistes Renée Karameti:
http://artheres.com