Organizata ‘Toka’ me aktivitete për të rinjë

28.02.18

Organizata ‘Toka’ është një organizatë që ka për qëllim të ofroj programe inovative dhe kreative për të rinjë në Kosovë.

Kjo organizatë ka filluar punën në vitin 2015 dhe deri më tani ka pasur më shumë se 8.000 pjesëmarrës dhe më shumë se 10.000 orë punë vullnetare nga të rinjët.

Organizata ‘TOKA’ ofron programe aktive dhe pjesëmarrëse për të rinjtë, duke përfshirë: programet e frymëzuara nga natyra për të zbuluar mjedisin duke bashkëvepruar me ujë, tokë dhe kafshë të egra, programet për punime artizanale, gjëra nga druri, metali dhe pëlhura.
Po ashtu kjo organizatë, ofron programet kreative përmes formave të ndryshme të artit, letërsisë dhe muzikës.
Një tjetër mision i kësaj organizatë është vullnetarizmi edukativ rinor në komunitet që kanë për qëllim stimulimin dhe inkurajimin e të rinjve që t’i shërbejnë komunitetit.

Koordinatorja për komunikim dhe projekte në këtë organizatë Mjellma Doli, për Radio KFOR-in tregoi për qëllimet e kësaj organizate: 

Koordinatorja për komunikim dhe projekte në këtë organizatë Mjellma Doli, për Radio KFOR-in tregoi për qëllimet e kësaj organizate:

Visioni ynë është që të punojmë për ta fuqizuar rininë e Kosovës, përmes edukimit dhe përmes shkathtësimit të të rinjëve në mënyrë që këta të rinjë në të ardhmen me qenë ndryshimtarë të shoqërive të tyre”.

Një nga synimet kryesore për kësaj organizate është diversiteti, ku ne lehtësisht ndihmojmë shkëmbimet ndërmjet pjesëmarrësve dhe palëve të interesuara me prejardhje të ndryshme.

‘Toka’ përmes aktiviteteve individuale dhe grupore, të rinjtë mundohen që të ndihmojnë të rinjët të rrisin besimin te vetja dhe tek të tjerët, të mësojnë gjëra të reja dhe për të zbuluar talente të reja tek të rinjët.

Kjo qasje gjithëpërfshirëse i ndihmon të rinjtë të bëhen më të mirët në mënyrë që të kontribuojnë për një shoqëri më të mirë.

Kordinatorja për komunikim dhe projekte Mjellma Doli, më tej tregoi për projektet dhe aktivitetet që organizon organizata ‘Toka’.

“Ne kemi kampet që janë programe që zgjasin një jave, kemi edhe programe ditore, së fundmi kemi filluar programin ditor ‘Debato për Kulturë’,  ky program është i hapur për të gjitha shkollat e mesme publike dhe qëllimi është që të rinjët të zhvillojnë shkathtësitë e debatimit dhe komunikimit në grup”, theksoi Doli.

Ajo tregoi se të gjithë të interesuarit e rinjë mund të vizitojnë faqen e tyre www.toka-ks.org për t’u informuar më tepër rreth kësaj organizate dhe aktiviteteve të tyre.