Frontmeni i grupit NRG Band, Besnik Çaka është paraqitur para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë nën akuzën se ka keqpërdorur një të mitur seksualisht.
I veshur me stil dhe me syze të errëta, Besnik Çaka, solist në grupin e njohur muzikor NRG
Band,këtë të merkurë u paraqit në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, përderisa dy javë më parë nuk ishte paraqitur para trupit gjykues.
Me kerkesën e prokurorit të rastit, pasdite eshte mbajtur edhe nje seance e jashtezakonshme hetimore ku vajza, si pale paditëse ka dhënë dëshminë e saj.
Sipas një menaxheri të grupit muzikor NRG Band, vajza tani ka kërkuar tërheqjen e ndjekjes penale ndaj Çakës.
Sipas menagjerit në fjalë “Vajza tani kërkon që të tërhiqet ndjekja penale ndaj Besnik Çakës. Ajo tani sipas menagjerit kishte deklaruar se “Me Besnikun nuk ka pasur asgjë”.
Në anën tjetër këngëtari Çaka, duke dalë nga seanca , nuk dha ndonjë koment apo deklaratë për media, mirëpo më parë kishte deklaruar se ai nuk e njeh këtë vajzë dhe se të gjitha këto janë vetëm shpifje dhe pretendime, madje ai i ka akuzuar edhe gazetarët për joprofesionalizëm.
Më parë ky abuzim i këngëtarit është komentuar shumë edhe në mediat në Shqipëri pasi që kjo është hera e parë që një këngetarë Kosovar akuzohet për ngacmim seksual në Kosovë.
Vlen të përmendim se aktakuza e ngritur nga prokurori publik Haxhi Dërguti akuzon jo vetëm Besnik Çakën por edhe persona të tjerë pjesëmarrës në këtë vepër penale, si Nysret Jasharin (1985), i cili më parë ka qenë i dënuar për vjedhje, Kushtrim Hysenin (1983), Driton Hysenin (1980), Dashnim Aliun (1985) e Elbasan Behlulin (1989) të gjithë nga Ferizaj, të kenë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, por në vende dhe periudha të ndryshme. Pjesë e së njëjtës aktakuzë janë edhe Hamdi Emërllahu (1983) nga Komuna e Vitisë, Fatmir Reshani (1983) nga Suhareka dhe Besnik Qaka (1982).
Ka qenë fundi i muajit tetor i vitit 2008 kur, sipas aktakuzës, Besnik Qaka ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën M.H. Ajo ishte nën moshën 16- vjeçare. Marrëdhëniet seksuale nën këtë moshë janë vepër penale.
Ngjarja kishte ndodhur në motel-restorantin “Rama Petroll” në magjistralen Prishtinë-Lipjan.
Seanca e radhës në gjykatë për rastin e Besnik Çakës është shtyer për datën 3 Korrik.