Tenori Ramë Lahaj në Operën e Parisit

06.02.18

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, këto ditë po prezantohet me shfaqjen “La Traviata”, të Giuseppe Verdi-t,në regji të Benoit Jacquote dhe me dirigjent Dan EttingernëOperën Kombëtare të Parisit.

Ramë Lahaj në këtë shfaqje është prezantuar në rolin e Alfredos, ndërsa në përkrah ka artisten Marina Rebeka, e cila është paraqitur në rolin e Violetës.

Në bazë të faqes zyrtare të Operës Kombëtare të Parisit, premiera e kësaj shfaqje, është prezantuar më 2 datënshkurt.

Shfaqja “La Traviata” do të vazhdoj të shfaqet deri më datën 28 shkurt.