Dua Lipa sërish përmend Kosovën (Video)

06.02.18

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në një intervistë për gjigantin muzikor,“Billboard Hot 100”, ka rrëfyer për karrierën dhe jetën e saj.
Bukuroshja nga Prishtina, e cila tashmë është pjesë e kësaj top liste botërore me dy hitet e saj të fundit, në këtë intervistë pyetet për muzikën e saj dhe nëse do të ketë bashkëpunime këtë vit.
Ajo pranoi se i pëlqen të bashkëpunojë me femra, por refuzoi të zbuloj ndonjë emër të ri konkret.
Në këtë intervistë, Dua përmend edhe origjinën e saj, teksa tregon se është rritur në Kosovë, duke dëgjuar këngët e Jay Z, zhanri i të cilit vazhdon të jetë inspirim për të.

“Po, kam dëgjuar hip hop dhe jam inspiruar para se të zhvendosesha në Britani kur kam qenë në Kosovë. Jam rritur me këtë muzikë. Jam rritur me këngët e Jay Z dhe mënyra se si unë përshkruaj jetën në këngë, buron pikërisht prej këngëve të Jay Z”, u shpreh Dua Lipa.

Nuk është hera e parë që Dua përmend Kosovën në intervistat e saj, ashtu sikurse babain e saj Dukagjin Lipën që e konsideron hero dhe krah të saj të djathtë.

Më poshtë lajmit mund ta ndiqni intervistën e plotë të Dua Lipës: