Ermal Meta në “Sanremo 2018”

06.02.18

Sot, (06.02.2018) fillon festivali i muzikës italiane “Sanremo 2018”, i 68-i me radhë. 

Në festivalin e “Sanremos” këtë vit do të marrë pjesë edhe shqiptari Ermal Meta, me një duet me këngëtarin Fabrizio Moron, me këngën e titulluar “Non mi aveete fatto niente”.

Për Ermalin nuk është hera e parë që do të performojë në “Sanremo”, ai edhe vitin e kalua zuri vendin e tretë.

Këtë vit Ermali do të jetë në mesin e njëzet këngëtarëve, një prej të cilëve, do të përzgjidhet për të përfaqësuar Italinë në Eurovision.

Prezantues të festivalit do të jenë Claudio Baglioni, Michelle Hunziker dhe aktori Pierfrancesco Favino.

Festivali do të mbahet në Teatrin Aristo, në Sanremo dhe pritet të transmetohet nga televizioni RAI.