Krijuesit e filmit ‘Martesa’ mysafir në Radio KFOR - Foto

05.02.18

Regjisorja e filmit ‘Martesa’ Blerta Zeqiri dhe producenti i këtij filmi Kreshnik Berisha (Keka) të cilët ishin mysafir sot (05.02.18) në Radio KFOR, në emisionin e mbrëmjes ‘Meny’ te moderatorja Pranvera Behrami-Breznica, shpalosën detaje rreth filmit të tyre.
Sikurse Blerta, ashtu edhe Keka kanë shprehur kënaqësinë e tyre por edhe janë të befasur me shitjen marramendëse të biletave në Cineplexx, prej se ka filluar të shfaqet filmi i tyre në këtë kinema, në fillmi të muajit shkurt, nga data 01.02.18.
Filmi “Martesa”, i cili është realizuar nga çifti Blerta Zeqiri dhe bashkëshorti i saj Kreshnik Berisha (Keka), në këtë film kanë arritur të shtjellojnë një temë tabu, me protagonist një personazh kryesorë që i përket komunitetit LGBTE.

Blerta për Radio KFOR-in tha se filmi ‘Martesa’ flet për një trekëndësh dashurie, për një çift të posa fejuar që dëshirojnëqë me martesë të vonuar t’i japë fund dhimbjeve të tyre dhe pamundësisë për t’u përshtatur me rrethin konservativ në anën tjetër. Megjithatë, disa ditë para dasmës së planifikuar, një person nga e kaluara e çiftit kthehet dhe e rrezikon planin për tëfilluar një jetë të re çifti në fjalë.
Treshen e personazheve kryesore të filmit me skenar të Blerta Zeqirit dhe Kreshnik Berishës (Kekës) e interpretojnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.

Filmi “Martesa” po vazhdon të shfaqet në kinematë, Cineplex në Prishtinë dhe në DokuKino në Prizren.