Albin Tahiri do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore

05.02.18

Sot, (05.02.2018) Ekipi olimpik i Kosovës do të udhëtojë për në Korenë e Jugut, për të qenë pjesëmarrës të Lojërave Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, të cilat do të mbahen nga data 9 deri më 25 shkurt 2018. Ekipin olimpik të Kosovës do ta përfaqësojë skitari Albin Tahiri (28-vjeçar i lindur në Slloveni), i cili ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh, lëshim i shpejtë dhe kombinim alpik. 

Në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës, thuhet se asnjëri nga skitarët tjerë që ishin kandidat të mundshëm, përkundër dhënies së maksimumit në garat e fundit, nuk kanë arritur të fitojnë normën olimpike A, e cila mundëson pjesëmarrjen në LOD PyeongChang 2018.