Genc Prelvukaj flet për Radio KFOR-in: “Së shpejti do të publikoj këngën e re”

05.02.18

Rep këngëtari i famshëm Genc Prelvukaj, ka njoftuar se është duke punuar në këngën e tij më të re që do publikohet së shpëjti. Videoklipi dhe kënga më e re e titulluar “Dimër” nga Genc Prelvukaj është një prodhim i produksionit “Black Fish Entertainment”, që tashmë ka filluar xhirimet e këtij projekti. Genc Prelvukaj për Radio Kfor-in tregoi se kënga do të publikohet së shpejti dhe kjo këngë trajton temën e dashurisë. 

“Kënga është e shkruar nga unë, ndërkaq videoklipi dhe realizimi është bërë në studiot e Black Fish Entertainment, ndërkohë, jam edhe duke u përgatitur për turneun tim të radhës në Amerikë ” shtoi Prelvukaj. Ndryshe, Genc Prelvukaj njihet edhe si autor i shumë këngëve fitues i disa çmimeve në muzikë dhe krijues i shumë super-hiteve dhe bashkëpunimeve të ndryshme.