FSK-ja ndihmon Shqipërinë pas vërshimeve

02.02.18

Kontigjenti i dytë i FSK-së është nisur dje në Shqipëri për të ndihmuar vendet që pësuan dëme nga vërshimet në muajin dhjetor të vitit 2017.

Drejtori për mardhënie me publikun në Ministrinë e FSK-së Ibrahim Shala, për Radio KFOR-in tha se ata po ndihmojnë shtetin e Shqipërisë pas vërshimeve që pësoi ky vend dhe gjithashtu njoftoi se:  “Në muajin Dhjetor në Shqipëri ka pasur vërshime të mëdha, të cilat kanë sjellur dëme dhe pasoja sidomos në infrastrukturë rrugore e konkretisht në ura. Në shumë vendbanime janë shkatërruar urat.”
Ai më tej shtoi se në ndihmë është nisur një kontigjent i përbërë nga 31 pjestarë të FSK-së, ku tha:

“Është nis një kontigjent dje (01.02.18) prej FSK-së për në Shqipëri të cilët do të dislokohen në rrethin e Korçës, për të ndërtuar një urë.  Gjithësej janë 31 pjestarë dhe 15 automjete me teknikën përcjellëse që ju duhen  për punë të tilla inxhinierike”. 

Ai po ashtu shtoi se KFOR-i është gjithmonë i gatshëm për t’i ndihmuar dhe për të bashkëpunuar me FSK-në dhe këtë më së miri e dëshmon ndërtimi i urës “By Pass Bridge” në Mitrovicë.