Trendet e librave më të shitur në botë

02.02.18

Kultura e leximit të librave ende mbetet njëra nga knaqësitë e adhuruesve të librit.

Listën e librave më të shitur në botë e kryesojnë libra të cilat trajtojnë  zhanre  të ndryshme si dramë, fantashkencë, romancë, autobiografi, libra komik, triologji të famshme dhe zhanre të tjera.

Barnes & Noble, kompania më e madhe në botë për shitjen e librave në SHBA, sjell librat më të shitur aktulisht.

Libri më i shitur në botë sipas kësaj kompanie aktualisht është libri “Fire and Fury- Inside the Trump

Libri “Milk and Honey” nga Rupi Kaur, është një koleksion i poezisë dhe prozës mbi mbijetesën. Libri flet për përvojën e dhunës, abuzimit, dashurisë, humbjes dhe feminitetit.

Libri është i ndarë në katër kapituj dhe secili kapitull i shërben një qëllimi të ndryshëm.

Një kryeveper tjetër që ka bërë shitje të mëdha është libri “Origin” nga Dan Brown.  Ky roman triller përbëhet nga 105 kapituj dhe shtjellon sekretet të cilat fshihen pas ‘Kodit të Da’Vinçit’ dhe teori të tjera konspirative.

Një libër tjetër që kryeson listat e shitjeve më të mëdha është edhe libri: “Still me”, nga Jojo Moyes, që flet për aventurat e një jete të re në New York. Libri ka 400 faqe dhe tani është një nga librat më të shitur në botë.

Libra me shitje rekorde janë edhe libri “City of Endless Night” nga Douglas Preston dhe Lincoln Child, vepra “Iron Gold” nga autori Pierce Brown, pastaj libri “Brave” nga Rose Mc Gowan, “Dark in Death” nga J.D. Robb dhe shumë libra të tjerë.

Në vegzën më poshtë lajmit mund të shihni listën e plotë të këtyrë kryeveprave:

https://www.barnesandnoble.com/b/books/_/N-1fZ29Z8q8