Ramë Lahaj në Operën Kombëtare të Parisit “La Traviata”

02.02.18

Sot, (02.02.2018) artisti dhe tenori i mirënjohur Ramë Lahaj, do të performojë në Operën Kombëtare të Parisit “La Traviata”, me regji të Benoit Jacquot e të dirigjuar nga dirigjenti, Dan Ettinger.

Artisti shqiptar që po shënon suksese në teatrot më prestigjioze të botës, duke u prezantuar me role të rëndësishme, në faqen e tij të facebook-ut ka shkruar:

“Është kënaqësi e madhe të jem prapë këtu dhe të performoj me kolegët të jashtëzakonshëm në njërën prej operave më të rëndësishme në botë. A mund të besoni që të gjitha biletat janë shitur dhe s'mund të gjej vend as për familjen dhe miqtë? “ Më tutje ai ka thënë se është kënaqësi e tij sa herë që ngjitet në skenë me Traviaten e tij të preferuar, Marina Rebeka.

Ju që jeni në Paris dhe keni mundësi ta shikoni këtë shfaqje, ju dëshirojmë çaste të këndshme!