Lirohet qendra e Prishtinës për qarkullim të automjeteve

01.02.18

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga sot e enjte nga ora 18:00 do të fillojë qarkullimi normal i automjeteve në kryeqytet.Zyrtarë të komunës kanë falenderuar të gjithë ata që kanë respektuar vendimin e tyre për kufizimin e lëvizjes së veturave, vendim ky që erdhi si mënyrë për të parandaluar ndotjen e ajrit në Prishtinë, pas gjendjes alarmante muajve të fundit.

...