Altin Asllani nominohet për këngën më të mirë në Zvicër

01.02.18

Kënga e rock bendit nga Cyrihu, “Pablo Infernal”, frontmen i së cilit është shqiptari Altin Asllani, është nominuar për këngën më të mirë rock të të gjitha kohërave në Zvicër.

Fjala është për këngën “House of Gypsies” e realizuar në vitin 2016, ndërsa atë e ka nominuar për këtë garë, redaksia e transmetuesit publik të Zvicrës “SRF3”.

Vetë përzgjedhja e këngës së një grupi kaq të ri, në listën e grupeve që kanë bërë historinë e rokut zvicëran për 50 vite, është një dëshmi për cilësinë e “Pablo Infernal”, pavarësisht prej rezultatit përfundimtar që do të ketë.

Ngritja e “Pablo Infernal” në këtë nivel e promovimit për këngën më të mirë në historinë e rokut të Zvicrës nuk është e rastësishme.

Një vit më parë albumi “Lightning Love” i bendit në fjalë, ishe zgjedhur albumi më i mirë për vitin 2016 nga ‘SRF3’.

Frymëzimin e tyre për të bërë muzikë, bendi e gjejnë në vitet 70-ta, kur muzika, sipas mendimit të tyre ishte ende e pasofistikuar (e virgjër) dhe jetonte nga emocionet.

Në fakt ata ia kanë dalë që këtë vepër arti ta transportojnë saktësisht në të tashmen.

Të gjithë ju që dëshironi të votoni për këngën më të mirë të rokut zvicëran të të gjitha kohërave, duke ndihmuar rokerin shqiptar, këtë gjë mund ta bëni në linkun e mëposhtëm:

https://www.srf.ch/radio-srf-3/musik/wir-suchen-den-besten-schweizer-rocksong-aller-zeiten