Filmi “Martesa” fillon të shfaqet në kinematë tona - Video

01.02.18

Nga sot (01.02.18) filmi “Martesa” do të shfaqet në dy termine nga ora 19:20 dhe 22:30, në Cineplex në Prishtinë, ndërsa prej orës 19:30 o të shfaqet në DokuKino në Prizren.

Filmi “Martesa” i regjisores Blerta Zeqiri pritet të nxisë reagime të shumta për publikun kosovar, pasi përfshinë historinë e dy homoseksualëve.

Rolet kryesore interpretohen nga aktorët Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.

Për të ditur më shumë rreth ngjarjes së filmit, ju duhet të shkoni dhe ta shikoni.

Qaste të këndshme!