Komuna e Prishtinës ndan bursa për studentë

01.02.18

120 bursa do të ndahen nga  Komuna e Prishtinës,  për studentët që studiojnë në universitetet publike të Kosovës, për vitin akademik 2017 /2018.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik. Aplikacioni i kërkesës merret dhe i plotësuar dorëzohet në sportelet e katit përdhes të Komunës së Prishtinës (ndërtesa e vjetër), çdo ditë pune prej orës 10:00 deri 15:00.

Kandidatëve të cilëve iu ndahet bursa duhet të nënshkruajnë një kontratë të veçantë,  ku do të precizohen kushtet, obligimet dhe detyrat e të dyja palëve, komunës dhe studentit/studentes.

Më poshtë  mund t’i lexoni edhe kriteret që duhet plotësuar për të qenë fitues i bursës.

Kriteret e përgjithshme:

7. Të kenë regjistruar vitin akademik për të cilin jepet bursa;

2. Të mos jetë shfrytëzues të ndonjë burse tjetër ose të jenë te punësuar;

3. Të mos jetë përsëritës i vitit akademik;

4. Të paraqesin dëshmi për gjendjen ekonomiko-sociale të familjes.

5. Studentët që janë regjistruar për herë të parë në fakultete, duhet të kenë

dëshminë e suksesit  të shkollës se mesme.

 

IV. Kriteret e veçanta:

7. nota mesatare mbi 9 (nëntë) vlerësohet me 30 pikë,

2. nota mesatare mbi 8 (tetë) vlerësohet me 20 pikë,

3. nota mesatare mbi 7 (shtatë) vlerësohet me 15 pikë,

4. studentët në asistencë sociale vlerësohen me 20 pikë,

5. studentët që studiojnë në lëndët deficitare vlerësohen me 15 pikë.

6. ai/ajo, që studion së bashku me një anëtar tjetër nga e njëjta familje vlerësohet me 10 pikë.

7. ai/ajo, që nuk i ka prindërit në jetë, vlerësohet me 10 pikë,

8. studentët me nevoja të veçanta vlerësohen me 10 pikë.