Adrola Dushi poston foto me Jeniffer Lopez - Foto

31.01.18

Më e bukura e Shqipërisë, ish-Miss  Universe Albania  2012, Adrola Dushi, e cila është duke zhvilluar karrierën e saj si modele në SHBA, së fundmi ka postuar në rrjetet sociale një foto përkrah divës latine me famë botërore, Jennifer Lopez.
Bukuroshet, këtë foto e kanë realizuar teksa kalonin në tapetin e kuq në koncertin e përvitshëm ‘Calibash’.
“E mrekullueshme”, ka shkruar Adrola Dushi në mbishkrimin e fotografisë në faqen e saj zyrtare në Instagram.

Përndryshe, bukuroshja edhe pse nënë e një djali, nuk ndalet së pasuri suksese të njëpasnjëshme në fushën e modës në SHBA.

Fytyra e saj me tipare të veçanta dhe tejet natyrale, vazhdon të jetë në fokus të shumë brendeve të njohura botërore, për të qenë imazh i tyre.