Prishtina sot pa automjete në mbrojtje të ambientit

31.01.18

Në Prishtinë gjatë ditës së sotme është ndaluar lëvizja e automjeteve nga ora 06:00 e mëngjesit dhe do të vazhdoj të jetë e mbyllur për qarkullim deri në orën 22:00.
Ky vendim erdhi nga Ministrisa e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Prishtinës, të cilët u koordinuan për të marrur masa parandaluese të ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Më këtë rast, zyrtarja për media në komunën e Prishtinës, Miranda Mullafazliu, për Radio KFOR-in tha se, çdo gjë po shkon sipas planifikimit dhe kryqytetasit janë treguar mirëkuptues duke minimizuar lëvizjen me automjete.

“Sot në mëngjes ky vendim ka filluar së zbatuari nga ana e Policisë së Kosovës, të cilët së bashku me ekipet e tyre dhe Inspeksionin e Komunës së Prishtinës janë angazhuar nëpër të gjitha pikat e caktuara në zonat e ndaluara dhe kemi hasur në një mirëkuptim nga ana e qytetarëve dhe kemi marrë përgjigje pozitive nga ana e tyre” u shpreh Znj. Miranda. 

Ndërsa, sa i përket ankesave të prishtinasve në lidhje me lirimin nga pagesa për transportin urban, Znj. Mullafazliu sqaroi:

“Ne si Komunë e Prishtinës kemi sqaruar se Ministria e Planifikimit hapësinor do të subvensionoj një pjesë të linjës 1, linjës 3 dhe 4, të cilat janë në pronësi të trafikut urban, ndërsa linjat tjera janë të nën kontraktuara dhe operojnë me operatorë ekonomik privat, prandaj për to kërkohen pagesa”.

Ky vendim do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër nga Komuna e Prishtinës.