Masa emergjente për parandalimin e ndotjes së ajrit

31.01.18

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Kuvendi Komunal i Prishtines kanë marrë vendim pas situates alarmante të ndotjes së ajrit në kryeqytet. Në vendimin e tyre ndalohet të bëhet shitja e thëngjillit brenda territorit të Komunës së Prishtinës. Po ashtu, sot nga ora 06:00 deri në orën 22:00 ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve brenda qytetit të Prishtinës. Ndërkaq, automjetet që do të kenë liri të lëvizjes janë transporti publik, automjetet emergjente, ato të policisë së Kosovës, FSK-së, Kforit, Eulexit, automjetet e misioneve diplomatike në vend dhe taksi të licencuara. 

Po ashtu të drejtë të lëvizjes kanë edhe automjetet për bartjen e personave me aftësi të veçanta. Zonat e ndaluara për kalimin e automjeteve janë:

Bulevardi "Bill Klinton" nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilani” dhe “Bekim Fehmiu”, gjegjësisht nga shtatorja "Bill Klintoni”.

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga rrethrrotullimi i flamurit.

Rruga "Agim Ramadani" nga udhëkryqi i konvikteve;

Rruga "Edmond Floxha" te salla "1 Tetori'.

Rruga "Ilir Konushevci", nga hyrja e drejtimit të Podujevës;

Hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes "Arberia" në rrugët “UÇK” dhe “Fehmi Agani”

Nderkaq, trafiku urban i kryeqytetit do të jetë pa pagesë gjatë tërë ditës. Ky vendim fillon të zbatohet nga data 31 Janar 2018 deri në marrjen e një vendimi tjetër nga Kuvendi Komunal i Prishtinës kanë njoftuar zyrtarë të komunës.

Po ashtu, nga ora 12:00 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, është organizuar një protestë për gjendjen alarmante të ndotjes së ajrit.