Rihapet ura “By Pass Bridge” në Mitrovicë

30.01.18

Falë punës së pakursyer të pjesëtarëve të FSK-së dhe përkrahjes së vazhdueshme të KFOR-it sot u bë rihapja e urës ‘By Pass Bridge’, e cila ndodhet në hyrje të Mitrovicës.  Në përurimin e kësaj ure të pranishëm ishin ministri i FSK-së Rrustem Berisha, komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Salvatore Cuoci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rahman Rama, pjesëtarë të KFOR-it e FSK-së, si dhe qytetarë të ndryshëm. 

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Salvatore Cuoci, vlerësoi punën e FSK-së dhe me këtë rast tha:

“Ne jemi krenar për atë se çka është në gjendje të bëjë FSK-ja. FSK-ja është këtu për të kontribuar për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ura ka domethënë simbolike, për shkak se jo vetëm që lidhë lumin prej një ane në anën tjetër, por i lidhë edhe njerëzit për arsye të caktuara. Ne shpresojmë se të gjitha këto gjëra do të bëhen për të mirën e përgjithshme të të gjithë qytetarëve të Kosovës edhe në të ardhmen.”

Duke parë nevojën për rregullimin e kësaj ure e cila lidhë fshatin Frashër dhe lagjen Bajr, KFOR-i së bashku me FSK-në, Policinë e Kosovës dhe me përkrahjen e Kuvendit Komunal të Mitrovicës vendosën që punimet për riparimin e urës të fillojnë dhe të mbarojnë brenda muajit janar.