Nesër Shërbimi i Trafikut Urban në Prishtinë pa pagesë

30.01.18

Për shkak të uljes së nivelit të ndotjes së ajrit, nesër (31.01.18) do të bëhet reduktimi i numrit të makinave që qarkullojnë në kryeqytet, qoftë përmes ndalimit të të gjitha makinave që vijnë nga qytetet tjera, qoftë përmes seleksionimit të qarkullimit të tyre, varësisht numrit të targave.

Zyrtari përgjegjës për Komunikim në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, për Radio KFOR-in tha se nesër (31.01.2018), shërbimi i Trafikut Urban në tërë qytetin e Prishtinës, do të jetë pa pagesë, mirëpo ende nuk është konfirmuar se sa do të zgjasë kjo periudhë, pasi që kjo do të varet se sa do të zgjasë periudha emërgjente e ndotjes së ajrit.

 

Komuna e Prishtinës, ka bërë të ditur poashtu se do të sigurohen hapësira  për parkim në hyrje të kryeqytetit, deri në tejkalimin e kësaj faze emergjente.