Kuratori i njohur vjen në Prishtinë

29.01.18

Kuratori i njohur nga Izraeli Avi Lubin, do të mbajë një ligjëratë nesër (30.01.2018) në orën 18:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në kuadër të programit publik të ligjëratave.

Artisti, Lubin do të prezantojë punën e tij mbresëlënëse si kurator, mësimdhënës dhe publicist.

Publiku i Kosovës, posaçërisht dashamirët e artit, do të kenë mundësi të informohen për trendet e artit bashkëkohor në Izrael. 

Të gjithë pjesëmarrësit, do të kenë mundësi të shkëmbejnë ide, mendime dhe përvoja për artin bashkëkohor, por edhe t’i bëjnë pyetje kuratorit Avi Lubin.