Rona Nishliu ‘Veshja Më e Keqe në Eurosong 2012’30.05.2012 15:26 postuar nga: DiTa Rona Nishliu nuk e ka marrë vendin e parë për këngën e saj ‘Suus’, mirëpo fatkeqësisht ajo e ka zënë vendin e parë për veshjen më të keqe. Mirëpo kjo nuk është e veçanta e këtij lajmi, pasi që çdo vit këngëtarët nga Shqipëria arrijnë që të futen në ‘Top 10 Veshjet më të Këqija’ në Eurosong. Por nuk është vetëm gara e këngëve Evropiane ku shqipetarët nuk përkujdesen për veshjet e tyre, pasi që edhe këngëtarja Bleona Qerreti në shumicën e rasteve në publik veçohet me veshje skandaloze dhe është temë edhe në Televizionet Amerikane apo duhet të përmendim edhe modelen Angela Martini me veshjet e saj po ashtu skandaloze. |

