Erza Muqolli një yll në ngritje në Francë (Video)

10.01.18

Këngëtarja simpatike 12 vjeçare me prejardhje nga Kosova ka fituar zemrat e audiencës franceze. Ajo për herë të parë kur ishte vetëm 8 vjeç, performoi në skenën e spektaklit botëror “France got Talent” në vitin 2015.

Në këtë festival talentesh Erza kishte arritur në finale duke u rradhitur e treta. Ajo u prit ngrohtësisht me brohoritje dhe duartrokitje të shumta nga publiku duke u kthyer në vogëlushen më të dashur në Francë.

Madje, mediat në Francë kishin vlerësuar performancat e saj me këngëtaret më të famshme në botë. 
Prindërit e saj, kishin emigruar nga Kosova në vitin 1991 duke krijuar një jetë të re në shtetin francez.
Erza ishte e ftuar edhe me  rastin e 70 vjetorit të UNICEF-it në vitin 2016 në manifestimin e mbajtur në New York, në mesin e shumë yjeve botërore si Orlando Bloom, David Beckham, Jackie Chan dhe të tjerë duke rrëmbyer vëmendjen e të ftuarve me zërin e saj. 

Në gusht të vitit që sapo lam pas, Erza kishte publikuar një fotografi në rrjetet sociale pranë këngëtares së njohur Celine Dion, duke e falenderuar atë për momentet e jashtëzakonshme.

Zëri i unik i Erzës rrëmbeu vëmendjen e publikut duke u kthyer kështu një senzacion në botën muzikore në Francë por edhe në publikun shqiptar dhe më gjerë.