NATO ME HIMN ZYRTAR

05.01.18

Aleanca e shtetve anëtare të NATO’s zyrtarisht do të ketë “Himnin e Atlantikut”. 

Himni u dëgjua  për herë të parë në përvjetorin e katërdhjetë të themelimit të kësaj aleance, në vitin 1989, e krijuar nga kapiteni Jose Ludovice , dirigjent i Bandës Ushtarake të Luksenburgut.

Ndërkaq himni në fjalë është kompozuar nga kapiteni Andre Reichling.

Për tridhjetë vjet ky himn u dëgjua në të gjitha organizimet e NATO-s , deri sa u bë zyrtar në ditët e para të vitit 2018 kur mori miratimin e Këshillit Altantik të Veriut. 

Himni i Organizatës së Altantikut Verior nuk përmban tekst dhe përbëhët nga tinguj të krijuar nga saksofoni, trumbeta, klarineta, flauti dhe instrumente të tjera.