Verë n’Dimën I ka dhënë një pamje të bukur Prishtinës

29.12.17

Festat e fundvitit janë duke krijuar një atmosphere shumë të ngrohtë në sheshin e Prishtinës, ku shumë të rijnë, qysh prej orëve të hershme të mëngjesit e deri në mbrëmje po frekuentojnë këtë pjesë, ku tashmë janë vendosur edhe kënde të ndryshme, kënde që tash e sa vite I japin formë organizimit “Verën’Dimën”. Shtëpizat prej druri, produkte të ndryshme të pijeve por edhe të ushqimit tashmë kanë shndërruar këtë pjesë të Prishtinës si pjesën më të frekuentuar të këtyre ditëve të fundit të vitit 2017. Dhe një pamje e veçantë e kësaj atmosfere vjen edhe prej LulMakollit, I cili pamjen e kësaj pjese, bashkë me bredhin e ka nxjerrë prej lartë, ku shihet një atmosphere mjaftë festive.

...