Tani në Radio K4 – xhudistët Erzen dhe Halime Beqiri

08.12.17

Xhudistë të rinj dhe të talentuar Erzen Beqiri 12 vjeç dhe Halime Beqiri 10 vjeçe, janë mysafirë në emisionin e mëngjesit në Radio KFOR, “Espresso Lounge”. Vëlla e motër synojnë që në të ardhmen të shpallen kampion bote. Idhulli i që të dyve është Majlinda Kelmendi dhe shpresojnë që në të ardhmën të arrijnë suksesin e saj. “E falenderojmë Radio Kfor-in për mundësinë e dhënë. 

Vazhdimisht jemi duke punuar dhe duke u trajnuar, të arrijmë deri tek sukseset më të mëdha”, u shprehën Erzeni dhe Halimja gjatë emisionit në Radio KFOR.