Sonte fillon “PriFilmFest”!

13.07.17     postuar nga: Mina

Sonte fillon “PriFilmFest”! Hapja e festivalit do të bëhet me shfaqjen e filmit ‘T’padashtun’ nga regjisori Edon Rizvanolli.Këtë vit, ky festival shënon edicionin e nëntë të tij dhe pritet të ketë shumë artistë botërorë dhe vendorë. Hapja solemne e festivalit do të bëhët në Teatrin Kombëtar të Kosovës. 

Të gjithë filmat e paraparë të prezantohën në këtë edicion do të shfaqen në pesë hapësira të ndryshme, të shoqëruara me organizime të ndryshme të ngjarjeve përcjellëse të industrisë së filmit si dhe ngjarjeve muzikore me artistë të shumtë. Mysafiri special i këtij edicioni është fituesi i çmimeve Oskar, regjisori Paul Heggis.