Jusuf Islami vjen me edhe një projekt humanitar!

23.06.17     postuar nga: Mina

Themeluesi i organizatës “Projekti 5cent”, njëherit drejtuesi i saj, Jusuf Islami nuk ndalet duke punuar në projektet humanitare. Pas shumë projekteve që kishte në të kaluarën, ndër të cilat e fundit ishte Mini Maratona Humanitare “Vrapo Babadimër”, e cila la mbresa të thella tek shoqëria kosovare, tani ai vjen edhe me një projekt, sërish duke shfaqur shpirtin dhe vullnetin e tij human. Kësaj radhe, Jusuf Islami për nder të festës së Fitër Bajramit, kontribuoj me të holla për t’iu ndihmuar familjeve në nevojë. Duke bashkëpunuar me disa kompani, ai arriti ti siguroj 40 familje në nevojë, me miell. Për Radio KFOR-in, Islami u shpreh tejet i lumtur që sërish arriti ti gëzojë fëmijët dhe familjet me kushtet e rrënda sociale. “Unë këto rastë fare nuk do ti publikoja por për hirë të sensibilizimit të shoqërisë sonë për t'iu ndihmuar me aq sa kanë mundësi familjeve me kushtet jo të mira, jam i detyruar që të gjitha këto aktivitete ti publikoj. 

 

Me këtë rast edhe bëj thirrje që të gjithë të bëhemi human dhe tu ndihmojmë atyre që kanë nevojë”. Islami, bëri të ditur se ka filluar poashtu përgatitjet për mini maratonën tradicionale “Vrapo Babadimër 2017”, për të cilën theksoi se është duke punuar me shumë përkushtim. Vitin e kaluar, kjo maratonë humanitare e organizuar nga vet Jusuf Islami, siguroj të holla për gjithsej 60 familje në nevojë.