“Bukuri e fshehur në lëvizje” ekspozitë e hapur në GMK

30.05.17     postuar nga: Mina

Më 25 maj në ora 19:00, është hapur ekspozita “Bukuri e fshehur në lëvizje” e skulptorit Albulen Neziri. Kjo ekspozitë përmban rreth 30 punime skulpturë të formateve dhe formave të ndryshme të ndara në nëntë cikle. Pjesë e kësaj ekspozite janë edhe pesë vizatime në teknikë të kombinuar. E gjithë ekspozita përmes punimeve paraqet lumturinë, gëzimin dhe hidhërimin. Projekti është i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe do të qëndroj e hapur deri më 20 qërshor. 

 

....