Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

03.05.17     postuar nga: Mina

Me rastin e shënimit të kësaj dite, Fakulteti i Komunikimit Masiv i Kolegjit AAB në bashkëpunim me Institutin Kosovar për Media dhe Komunikim, organizojnë aktivitetin “3 May – World Press Freedom Day”. Aktiviteti do të mbahet në Teatrin AAB “Faruk Begolli” duke filluar prej orës 11:00. Në anën tjetër, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës të përkrahur nga organizatat e shoqërisë civile, sot do të zhvillojnë aksion protestues në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me moton “Fol mos u tut”.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, sot është publiku edhe deklarata nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres: “Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, bëj thirrje për t'i dhënë fund të gjitha goditjeve ndaj gazetarëve - sepse liria e shtypit do të thotë promovim i paqes dhe drejtësisë për të gjithë."