Dita Ndërkombëtare e Autizmit

03.04.17     postuar nga: Mina

Më 2 prill 2017, u shënu Dita Ndërkombëtare e Autizmit. Për nder të kësaj dite, në Prishtinë në American School of Kosova, u mbajtën disa aktivitete. Ekspozita me punimet dhe tregimet e fëmijëve me autizëm, performancat muzikore e fëmijëve nga shkolla e Muzikës “Amadeus”, kori nga grupi “Xixëllonjat” si dhe performancat e trupës së baletit “Dance” ishin disa nga ngjarje të organizuara nga “YES Alumni Kosova” dhe "Aurtizmi Flet". 

2 prilli është caktuar si Dita Botërore e Autizmit nga OKB-ja për rritjën e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit.