Sot fillon gara “K4 LIKE”

27.03.17     postuar nga: Mina

Nga sot e deri më 10 prill, të gjithë dëgjuesit e radio KFOR-it dhe ndjekësit tanë në faqën zyrtare në facebook, do të kenë mundësi të marrin pjesë në garën “K4 LIKE”. Së bashku, do ta zgjedhim fotografinë më të bukur! Të frymëzuar me atmosferën pranverore, së bashku me ju, dëshirojmë të zgjedhim fotografinë më të bukur që përshkruan energjinë e natyrës, energjinë pozitive të cilën e sjellë pranvera. 

Prandaj, ju ftojmë të merrni pjesë në konkursin e fotografisë për përzgjedhjen e fotografisë më të bukur. Të drejtën për pjesëmarrje në këtë garë e kanë të gjithë, pavarësisht moshës, gjinisë, kombësisë ... e tëra që duhet bërë është ta fotografoni një pamje të pranverës, pamje e cila në mënyrën më të bukur e paraqet pranverën, dhe ta dërgoni atë në radiokforshqip@gmail.com së bashku me të dhënat tuaja, vendin ku është bërë dhe koha! Të gjithë pjesmarrësit në këtë garë, duhet të jenë nga Kosova, dhe fotografitë duhet të realizohen në Kosovë dhe të mos përpunohen në ndonjë program digjital! Pas 10 prillit 2017, juria profesionale do të përzgjedhë dhjetë fotografi të cilat do të postohen në faqën zyrtare të Radio KFOR-it në Facebook, Radio KFOR 90.2 SHQIP. Fotografia fituese do të jetë ajo e cila do të mbledh më së shumti pëlqime (LIKE) në Facebook. Radio KFOR ka siguruar shpërblime me vlerë për fituesin! Për informata të mëtutjeshme dhe për kushtet e detajuara të garës, ju lutemi të kontaktoni në: Facebook faqen: Radio KFOR 90.2 SHQIP dhe në email: radiokforshqip@gmail.com

Fotografoni çastet më të bukura dhe na i dërgoni, dhe ne së bashku me juve, do ta përzgjedhim fotografinë më të bukur.  Ta shijojmë së bashku pranverën!