ONAT - mysafir në RADIO KFOR

09.03.17     postuar nga: Mina

Sot, në kuadër të emisionit "Keni Kërkuar Dëgjoni" në Radio KFOR mysafir ishte hip hop këngëtari i njohur ONAT. Gjatë bisedës me të, Onati tregoj që ndihet shumë mirë në labelin Babastars dhe zbuloj se së shpejti do të paraqitet me një projekt muzikor solo. “Kënga ime e re do të jetë më ndryshe nga të gjitha që keni pasur mundësi ti dëgjoni deri tash. 

Do ta prezantoj vetën në një mënyrë të re dhe shpresoj se opinionit do ti pëlqej”, theksoi ai. Kohë më parë, Onat në bashkëpunim me Majkun lansuan këngën e re “Le t'xhelozojnë” e cila po korr suksese të mëdha.