Era Istrefi publikon një pjesë të singlit të ri - Video

20.02.17 postuar nga: DiTa

Këngëtarja Era Istrefi në këtë fundjavë pritet të publikoi këngën e saj më të re, të cilën e ka emërtuar ‘Redrum’.

Në faqen zyrtare në Facebook, Era ka njoftuar fansat e saj se këngën më të re e ka realizuar në bashkëpunim me Felix Snow.

Data zyrtare e lansimit të këngës ‘Redrum’, është caktuar të jetë 24 Shkurt 2017 (E Premte), mirëpo Era para publikimit të këngës së plotë, ka ndarë me fansat e saj një pjesë të video-klipit ‘Redrum’, në të cilën ajo shihet se i ka qëndruar besnike stilit të saj unik dhe shkëlqen e veshur në të kuqe.

Më posht lajmit ju sjellim një copëz nga videoja e Era Istrefi Ft. Felix Snow ‘Redrum’: