Dua Lipa shpallet “Artistja Më e Mirë e Re” në Britani - Foto

16.02.17 postuar nga: DiTa

Këngëtarja Dua Lipa ka shënuar një tjetër sukses në Angli.

Në rrjetin social Facebook, në faqen e saj zyrtare Lipa ka publikuar disa foto ku ajo shihet duke pranuar çmimin ‘Artistja Më e Mirë e Re’, në Britani.
Dua këtë çmim e ka pranuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të përvitshme “VO5 NME Awards”.

Dua, në Facebook shkroi: ‘Përtej mirënjohëse! Faleminderit pafund për këtë çmim NME’. Ju falënderoj të gjithëve që votuan për mua, fansat e mi. Dua të falënderoj ekipin tim menaxhues, labelin tim dhe të gjithë juve për punën e madhe, agjentin tim, familjen dhe miqtë. Faleminderit shumë NME për këtë, kjo është gjithçka për mua”, është shprehur Dua, me rastin e marrjes së çmimit.

Në anën tjetër, Dua është duke punuar në studio albumin e saj më të ri të cilin pritet ta hedh në treg përmes labelit ‘Warner Bros Records’, më 2 Qershor të vitit 2017.
Ky album i ri do të përmbaj edhe pesë këngët e publikuara deri më sot "New Love", "Be the One", "Last Dance", "Hotter than Hell" dhe "Blow Your Mind (Mwah).
Më posht lajmit ju sjellim bashkëpunimin më të ri nga Dua Lipa dhe Martin Garrix "Scared to Be Lonely”: