Nesër në Prizren fillon festivali i filmit Britanik “PlayUK” – Orari i filmave

15.02.17 postuar nga: DiTa

British Council në bashkëpunim me DokuFest po organizon festivalin e filmit të ri Britanik “PlayUK”, i cili do të zhvillohet nga data 16 Shkurt, deri më 19 Shkurt, në Prizren.  

Ky festival synon të mbledh audiencë nga Beogradi, Podgorica, Prizreni, Sarajeva, Shkupi dhe Tirana. Gjatë festivalit katërditorë do të shfaqen 10 filma dhe dokumentarë premiera të produksionit Britanik bashkëkohor.
Filmat që do të shfaqen gjatë katër ditëve në Prizren, do të shfaqen edhe në pesë qytete tjera të Ballkanit Perëndimor tek festivali “PlayUK”, në Beograd, Podgoricë, Sarajevë, Shkup dhe Tiranë.
Ky festival filmi, do të festojë ripërtëritjen njerëzore dhe mundësinë për të gjetur përgjigjet dhe zgjidhjet e duhura në kohë të vështira.
Biletat për „PlayUK“ mund të blihen tek DokuKino në Prizren, me çmimin 2 EUR për film.

Më posht lajmit mund të gjeni titujt e filmave që do të shfaqen në DokuKino gjatë katër ditëve të festivalit  ‘PlayUK’:

E Enjte

17:00 - 18:30      Monster Trucks  

20:00 - 21:30      PlayUK - T2: Transpotting   

22:00 - 23:30      Fifty Shades Darker    

 

E Premte

17:00 - 18:30      PlayUK - The Confession    

19:00 - 20:30      PlayUK - Bobby Sands

21:00 - 22:30      PlayUK - Free Fire      

 

E Shtunë

13:00 - 14:30      Howard Lovecraft        

15:00 - 16:30      Monster Trucks  

17:00 - 18:30      PlayUK - London Town        

19:00 - 20:30      PlayUK - Una     

21:00 - 22:30      PlayUK - Their Finest 

 

E Diel

13:00 - 14:30      Howard Lovecraft        

15:00 - 16:30      Monster Trucks  

17:00 - 18:30      PlayUK - Notes on Blindness

19:00 - 20:30      PlayUK - Adult Life Skills      

21:00 - 22:30      PlayUK - Man from Mo'WAX