Filmi tjetër shqiptarë ‘Mona’ po korr suksese jasht Kosovës - Foto

14.02.17 postuar nga: DiTa

Filmi i metrazhit të shkurtër “Mona”, prodhim i Fakultetit të Arteve, degës së regjisë së filmit, është përzgjedhur në programet zyrtare për të qenë pjesë e pesë festivaleve ndërkombëtare, që pritet të mbahen gjatë këtij viti.

Duke filluar nga data 19 e deri më 26 shkurt, ‘Mona’ do të jetë pjesë e festivalit të njohur ‘MICE Film Festival’, i cili do të mbahet në Valencia të Spanjës. Pastaj nga data 24 deri më 29 Shkurt, do të garoj në Pehuajo International Film Festival në Buenos Aires, në Argjentinë. Nga data 11deri më 15 Mars do të jetë pjesë e ‘Hollywood Screening Film Festival’, në SHBA, nga data 7 deri më 14 Prill në ‘Tiburon International Film Festival’,  në Tiburon /SHBA/, ndërsa gjatë muajit Korrik do të shfaqet në ‘Acafilms International Film Festival’, në Sao Paulo në Brazil.

Ky film është me skenar dhe regji të Lorena Sopi-t, ndërsa në rolin kryesorë apo rolin e Monës, e luan aktorja Teuta Krasniqi:

Filmi i metrazhit të shkurtër ‘Mona’ gjatë vitit të kaluar ka qenë pjesë e konkurrencës zyrtare në 37 festivale ndërkombëtare dhe ka fituar tetë çmime të ndryshme.