Fituesit e çmimeve “Grammy Awards 2017” - Foto/Video

13.02.17 postuar nga: DiTa

Këngëtarja britanike Adele triumfoi mbrëmë (12.02.17) në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards 2017”, që u mbajt në Los Angeles të SHBA.
Adele në këtë ngjarje të përvitshme, mori tre çmimet më prestigjoze, si atë  ‘Albumi më i Mirë’, ‘Regjistrimi më i Mirë’ dhe ‘Kënga më e Mirë’.
E veçanta e kësaj ceremonie ishte fjalimi i këngëtarës Adele në skenë kur doli për të pranuar çmimin ‘Albumi më i Mirë’.
Adele ka thyer në dysh çmimin e saj, në mënyrë që pjesën tjetër ta ketë këngëtarja Beyoncé për albumin më të mirë ‘Lemonade’.

Adele në fjalimin e mbajtur në skenë ka thënëse albumi ‘Lemonade’ e ka merituar shumë më shumë çmimin, se sa albumi i saj ‘25’ dhe ka shtuar:

 “Nuk mund të pranoj këtë çmim. Albumi i këngëtares Beyoncé ‘Lemonade’, është thjeshtë madhështorë, shumë mirë i menduar dhe me një lidhje shpirtërore dhe unë e çmojë këtë. Të gjithë ne artistët këtu të çmojmë ty. Ti je drita jonë. Të dua Beyoncé. ”, është shprehur ndër të tjera këngëtarja Adele gjatë pranimit të çmimit ‘Best Album’.

Më posht lajmit mund të njiheni me fituesit kryesorë të çmimeve ‘Grammy Awards 2017:

– Albumi i vitit: Adele “25”

 

– Regjistrimi më i mirë: Adele “Hello”

 

– Kënga më e mirë: Adele “Hello”

 

– Zbulimi i vitit: Chance the Rapper

 

– Albumi më i mirë rap: Chance the Rapper “Coloring Book”

 

– Albumi më i mirë rock: Cage the Elephant “Tell Me I’m Pretty”

 

– Albumi më i mirë i muzikës alternative: David Bowie “Blackstar”

 

– Kënga më e mirë rok: David Bowie “Blackstar”

 

– Performanca më e mirë rok: David Bowie “Blackstar”

 

– Albumi më i mirë Country: Sturgill Simpson “A Sailor’s Guide to Earth”

 

– Albumi më i mirë bashkëkohor urban: Beyoncé “Lemonade”

 

– Videoja më e mirë muzikore: Beyoncé “Formation”

 

– Performanca më e mirë R&B: Solange “Cranes in the sky”