Dita Ndërkombëtare e Radios - Rrahman Paçarizi, profesor i gazetarisë flet për Radio KFOR-in:

13.02.17     postuar nga: Mina

“Ndonëse ende nuk e ka marrë veten nga goditja që i ka dhënë teknologjia gjithë medies tradicionale, radioja si medium është e pazëvendësueshme nga mediet e tjera për shkak të natyrës së saj. Radio është medium okazional, pra dëgjohet aty ku nuk mund të konsumohen mediet e tjera dhe pikërisht kjo pikë e dobët është pika e saj më e fortë që i siguron të ardhmen. Natyrisht arritjet teknologjike duhen shfrytëzuar, ndërsa skemat programore u duhen përshtatur nevojave të audiences”.