Robert Berisha mysafir në RADIO KFOR!

07.02.17     postuar nga: Mina

Këngëtari i mirënjohur kosovar, shumë i pëlqyer nga audienca e gjerë, Robert Berisha, eksluzivisht për RADIO KFOR-in shpalosi risi në emisionin “Keni Kërkuar Dëgjoni”. Duke theksuar se është shumë i zënë me projektet e shumta muzikore, ai zbuloi se më 14 Shkurt, për festën e Shën Valentinit do të publikojë një baladë e cila do të titullohet “Të dua”. Menjëhërë pas këtij projekti, Berisha do të sjell edhe një këngë më 7 Mars, këngë e cila do i dedikohet pikërisht nënës së tij. 

“Nëna ime kohëve të fundit është përballur me një betejë të vështirë, ishte diagnostifikuar me kancer". Ai theksoi se fatmirësisht tani ajo gëzon shëndet të mirë. Përveç këtyre projekteve muzikore, Roberti tregoi se ka një bashkëpunim shumë të mirë me bashkëshorten e tij, këngëtaren e famshme Nora Istrefi. Risia tjetër që u shpalos pikërisht për Radio KFOR-in është kjo: “Ka një muaj që nuk po e konzumoj më alkoolin. Dua t’i përkushtohem tërësisht familjes sime”. Ky ishte një mesazh shumë i fuqishëm që bëri edhe përmbylljen e intervistës, dedikuar gjithë dëgjuesve të radios KFOR.